Prishtinë, 28 tetor 2020
Në takimin e sotëm midis Zëvendëskryeministrit dhe Ministrit të Vetëqeverisjes Lokale Goran Rakić dhe Ambasadorit të Mbretërisë së Bashkuar Nicholas Abbott, u diskutua situata politike dhe e sigurisë në Kosovë, rimëkëmbja ekonomike, problemet dhe përparësitë e vetëqeverisjeve lokale.
Rakić së pari shprehi shqetësim për sulmet e shpeshta ndaj popullatës dhe pronës serbe dhe kërkoi reagim nga të gjitha institucionet përkatëse, në dënim ashtu edhe në gjetjen e autorëve.
Duke folur për marrëveshjen nga Uashingtoni, bashkëbiseduesit theksuan se vazhdimi i dakordimit është prioritet.
Ministri gjithashtu e informoi Ambasadorin për aktivitetet e ndërmarra nga Ministria dhe projektet për komunat, në periudhën që nga takimi i tyre i fundit.
Zgjedhjet e ardhshme për kryetarë të komunave në komunat e Mitrovicës së Veriut dhe Podujevës u diskutuan gjithashtu.
Bashkëbiseduesit ranë dakord që zgjedhjet në këto dy komuna të mbahen duke i respektuar rreptë të gjitha masat e rekomanduara në luftën kundër pandemisë, dhe në një atmosferë demokratike.