Znj. Venera Çerkini, Drejtoreshë e Departamentit Ligjor dhe Monitroim të komunave dhe znj. Luljeta Ibishi Ferizi, Zëvendësuese në Divizionin për Avancimin e të Drejtave të Njeriut në komuna, kanë marrë pjesë në lansimin online të raportit “Një ulëse në tryezë”.
Në këtë raport u prezantua kontributet dhe nevojat e grave, veçanërisht vajzave, në lidhje me paqen dhe proceset e sigurisë në Kosovë që nga viti 1989. Vëmendje të veçantë në këtë raport i kushtohet roli i organizatave për të drejtat e grave në proceset e ndërtimit të paqes. Gjithashtu, raporti përmban rekomandime për avancimin e sigurisë fizike të vajzave dhe qasjes së tyre në tregun e punës.
Diskutimi u hape nga Drejtorja Ekzekutive e RrGK-së Igballe Rogova, me folës Dr. Vjosa Osmani – Sadriu, Presidente e Republikës së Kosovës, Ulrika Richardson, Koordinatore e Kombeve të Bashkuara për zhvillim, Zana Hoxha, Drejtore e Artpolis dhe Anëtare e Bordit të RrGK-së etj.