15 Nëntor 2018, Prishtinë,
Vazhdojnë punimet e ditës së dytë të Forumit Rajonal për Bashkëpunim Ndërkufitar të vendeve të Ballkanit Perëndimor, i cili është duke u mbajtur për herë të parë në Kosovë me datë 14 dhe 15 Nëntor 2018.
Gjatë punimeve të ditës së dytë të Forumit, përfaqësuesit e vendeve pjesëmarrëse nga Shqipëria️, Mali i Zi️, Serbia️ dhe Maqedonia️, si dhe përfaqësuesit nga DG NEAR️, po diskutojnë rreth menaxhimit indirekt të Programeve të BNK-së në kuadër të fondeve IPA II.
Ky menaxhim nënkupton kalimin e përgjegjësive për fianancim dhe kontraktim të këtyre fondeve nga Delegacinet e BE-së tek strukturat shtetërore.
Kosova në këtë forum përfaqësohet nga zyrtarët e MAPL-së në rolin e strukturës operative e cila bënë zbatimin e këtyre fondeve, si dhe nga përfaqësues të MIE/NIPAC të cilët bëjnë koordinimin dhe programimin e fondeve IPA për Kosovën.