Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Divizioni për Teknologji Informative

Menaxhon punën e përgjithshme të divizionit dhe ndihmon Drejtorin në caktimin e objektivave dhe zhvillimin e planit të punës për përmbushjen e këtyre objektivave;

Menaxhon stafin e divizionit, dhe në bashkëpunim me Drejtorin, organizon punën përmes ndarjes së detyrave tek të varurit, ofron udhëzime dhe monitoron punën e stafit për të ofruar produkte dhe shërbime cilësore;

Ndihmon Drejtorin në vlerësimin e proceseve dhe procedurave të brendshme dhe rekomandon ndryshime / përmirësime me qëllim të rritjes së efikasitetit dhe cilësisë së punës;

Harton specifikat dhe mbikëqyrë stafin në hartimin e specifikave për pajisjet e teknologjisë informative, transportit, furnizimit, servisimit, kontraktimit, si dhe lëmit tjera në kompetence të divizionit;

Identifikon, planifikon dhe bënë kërkesa në institucionin përkatës për teknologji informative për  mbajtjen aktive të të gjitha programeve të teknologjisë informative

Koordinon punën dhe bashkëpunon me menaxherët tjerë në institucion;

Bën vlerësimin e rregullt të stafit nën mbikëqyrje të tij/saj dhe përkrahë zhvillimin e tyre përmes trajnimit për kryerje të detyrave të tyre në përputhje me standardet e kërkuara.

Ne koordinim me ZKA, Drejtorin e Departamentit të Administratës dhe Divizionin e Prokurimit, planifikon nevojat për furnizim me pajisje te TI-se

Se bashku me Drejtorin e Administratës dhe në konsultim me ZKA-në, vendosin objektiva te arritshme për Institucionin

Menaxhon te gjitha pajisjet e TI-se te Institucionit.

Pjesëmarrje në grupe, takime nga fusha e teknologjisë informative.

Përfaqësimi brenda dhe jashtë institucionit.

Bashkëpunimi dhe koordinimi i punëve me njësit tjera të institucionit si dhe me Agjencinë për Shoqëri të Informacionit (ASHI)

Blend Reçica
Udhëheqës i Divizionit për Teknologji Informative
038 200 64 515

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors