Webinari i parë i Grupit Punues dhe Takimi konsultativ me OJQ-të në kuadër të hartimit të Planit Kombëtar të Veprimit 2026–2028 për Partneritetin për Qeverisje të Hapur

13 dhe 18 Nëntor 2025 – Prishtinë

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) ka zhvilluar dy aktivitete kyçe në kuadër të procesit të hartimit të Planit Kombëtar të Veprimit 2026–2028 për Partneritetin për Qeverisje të Hapur (OGP).

Webinari i parë i Grupit Punues (13 nëntor 2025)

Më 13 nëntor u mbajt webinari i parë me pjesëmarrjen fizike dhe online të përfaqësuesve institucionalë nga niveli qendror dhe lokal. Webinari u udhëhoq nga Drejtori i Departamentit për Digjitalizim të Shërbimeve në Komuna, z. Flurim Arifi, ndërsa prezantimi kryesor u mbajt nga ekspertja e Këshillit të Evropës, znj. Veronica Creu.
U diskutuan parimet themelore të qeverisjes së hapur, procesi i bashkëkrijimit të planeve të veprimit dhe standardet ndërkombëtare për hartimin e Planit të Veprimit 2026–2028. Pjesëmarrësit ndanë praktika konkrete institucionale dhe u ftuan të kontribuojnë përmes një pyetësori online për identifikimin e zotimeve të mundshme.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors