18 nëntor 2025
Më 18 nëntor u mbajt takimi konsultativ me organizatat e shoqërisë civile, me qëllim mbledhjen e rekomandimeve dhe prioriteteve për planin e ri 2026–2028. Diskutimet u fokusuan në rolin e OJQ-ve në procesin OGP, gjetjet nga raporti IRM për Kosovën, si dhe fushat prioritare për avancim.
Në fund të takimit u vendos që brenda javës të organizohet një webinar i dedikuar për OJQ-të, i cili do të udhëhiqet nga një eksperte e fushës së qeverisjes së hapur, me qëllim rritjen e bashkëpunimit dhe sqarimin e mëtejshëm të procesit OGP.