MAPL dhe OSBE organizuan punëtori për avancimin e agjendës evropiane në nivel lokal

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), në bashkëpunim me Misionin e OSBE-së në Kosovë dhe zyrtarët komunalë për Integrime Evropiane, organizoi një punëtori me fokus në obligimet komunale që rrjedhin nga agjenda evropiane, me theks të veçantë në çështjet që ndërlidhen me të drejtat e njeriut dhe të komuniteteve.

Qëllimi i kësaj ngjarjeje ishte forcimi i kapaciteteve institucionale të komunave për të përmbushur zotimet ligjore dhe politike në funksion të përfshirjes dhe pjesëmarrjes së barabartë të të gjitha komuniteteve në jetën publike.

Gjatë punëtorisë u prezantuan matricat e reja të raportimit, të thjeshtuara dhe të dizajnuara në mënyrë që të lehtësojnë procesin e raportimit për zyrtarët komunalë.

Diskutimet përfshinë edhe sfidat e evidentuara në raportin e fundit të progresit të Bashkimit Evropian dhe masat që komunat kanë ndërmarrë si përgjigje ndaj tyre. Përfaqësuesit institucionalë ritheksuan përkushtimin për adresimin e çështjeve kyçe si:


 – të drejtat e njeriut,
 – mosdiskriminimi,
 – përfaqësimi gjinor,
 – përdorimi i gjuhëve zyrtare, dhe
 – të drejtat pronësore.

MAPL mbetet e përkushtuar në mbështetjen e komunave në procesin e integrimit evropian dhe në avancimin e standardeve demokratike dhe të të drejtave të njeriut në nivel lokal.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors