MAPL mbanë punëtori për hartimin e Planin Institucional 2026–2028


Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), në bashkëpunim me Misionin e OSBE-së në Kosovë, kanë mbajtur punëtorinë dy ditore për finalizimin e Planit Institucional 2026–2028, dokument strategjik i politikave dhe mjet për menaxhimin e performancës brenda ministrisë.

Në punëtori morën pjesë Sekretari i Përgjithshëm i MAPL-së, z. Jeton Qela, përfaqësuesi i OSBE-së, z. Fatmir Zylfijaj, si dhe drejtorët e departamenteve të ministrisë.


Qëllimi i punëtorisë ishte finalizimi i Planit Institucional, i cili përbën dokumentin kryesor të planifikimit të punës në nivel ministror për periudhën trevjeçare 2026–2028.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors