Timeline për draftimin e Planit të Veprimit 2026–2028 për Partneritetin për Qeverisje të Hapur

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) njofton opinionin e gjerë se është publikuar timeline-i i procesit të draftimit të Planit Kombëtar të Veprimit 2026–2028 për Partneritetin për Qeverisje të Hapur (Open Government Partnership – OGP).

Ky timeline paraqet fazat kryesore të procesit të bashkë-krijimit (co-creation), duke përfshirë aktivitetet konsultuese, angazhimin e institucioneve publike, shoqërisë civile dhe palëve të tjera të interesuara, si dhe hapat drejt finalizimit të Planit të Veprimit.

Publikimi i këtij timeline-i është në përputhje me kërkesat e OGP-së për transparencë dhe informim publik, dhe synon të sigurojë qasje të hapur në informacion mbi procesin e hartimit të Planit të Veprimit.

Timeline-i i plotë është i qasshëm në vegëzën në vijim:
https://sites.google.com/view/kosovoopengovernmentactionplan/home/co-creation-processes

MAPL inkurajon të gjithë aktorët relevantë dhe qytetarët e interesuar që të informohen për procesin dhe të kontribuojnë në mënyrë aktive në ndërtimin e Planit të Veprimit 2026–2028.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors