Vizita në Komunën e Mitrovicës së Veriut

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) ka vijuar me realizimin e vizitave në komuna, me synim forcimin e bashkëpunimit dhe mbështetjen e institucioneve lokale në përmbushjen e standardeve evropiane. Vizita e radhës u realizua në Komunën e Mitrovicës së Veriut.

Në këtë takim, ekipi i MAPL-së, i përbërë nga përfaqësues të Divizionit për Integrime Evropiane dhe përfaqësues të Divizioneve të tjera të Ministrisë, u mirëpritën  nga stafi i Komunës së Mitrovicës së Veriut.

Gjatë takimit u diskutuan sfidat dhe rekomandimet e Raportit vjetor të Agjendës Evropiane, çështja e mos raportimit të Komunës për vitin 2025, si dhe çështje tjera të rëndësishme. Ky proces synon të nxisë bashkëpunimin ndër komunal dhe të avancojë integrimin evropian përmes adresimit të sfidave dhe zbatimit të rekomandimeve konkrete. Në takim u diskutua edhe për tema tjera të rëndësishme siç është zhvillimi ekonomik lokal, ngritja e kapaciteteve në komuna etj.

MAPL do të vazhdojë me vizita të tjera, duke ofruar mbështetje institucionale dhe duke thelluar bashkëpunimin për përmbushjen e obligimeve të Agjendës Evropiane.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors