Vizita në Komunën e Novobërdës

Ekipi i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) ka vazhduar realizimin e vizitave në komuna, me qëllim të forcimit të bashkëpunimit dhe mbështetjes së institucioneve lokale. Në kuadër të këtyre aktiviteteve, ekipi i MAPL-së zhvilloi vizitë në Komunën e Novobërdës, ku u diskutuan çështje me rëndësi në fushën e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe bashkëpunimit ndërkomunal, si dhe mundësitë për zhvillimin e projekteve të përbashkëta në interes të qytetarëve.

Të pranishmit në takim u mirëpritën nga Kryesuesi i Kuvendit Komunal, nënkryetari i Kuvendit, përfaqësues të Zyrës për Komunitete dhe Integrime Evropiane (ZKIE),si dhe zyrtarë të fushave të tjera relevante.

Nga MAPL në takim morën pjesë: Shehide Krasniqi, Udhëheqëse e Divizionit për Bashkëpunim Ndërkomunal, Vjosa Shehu nga Divizioni për Bashkëpunim Komunal Ndërkombëtar, si dhe Lulavera Hashani nga Divizioni për Bashkëpunim Ndërkomunal.

Gjatë takimit u diskutua për kontributin në përmisimin e shërbimeve publike dhe zhvillimin e projekteve te përbashkëta në të mirë te qytetareve, si dhe  rritjen e pjesëmarrjes së komunave në projekte dhe programe ndërkombëtare, dhe shkëmbimin e përvojave dhe praktikave të mira ndërmjet komunave.

MAPL do të vazhdojë me realizimin e vizitave të tjera në komuna, duke ofruar mbështetje institucionale dhe duke thelluar bashkëpunimin ndërinstitucional.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors