Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në bashkëpunim me OSBE-në mbajti këshillimin e përbashkët me Zyrtarët Komuna për Integrime Evropiane.
Qëllimi i këtij takimi ishte prezantimi i Raportit vjetor të përmbushjes së obligimeve të Komunave nga Agjenda Evropiane, hartimi i planit gjithëpërfshirës të komunave me obligimet e Agjendës Evropiane për vitin 2026 si dhe bashkërendimi i aktiviteteve tona të përbashkëta.
Gjatë takimit gjithashtu u diskutua për të arriturat e komunave lidhur me raportin, sfidat në procesin e raportimit, si dhe rëndësia e koordinimit ndërinstitucional në procesin e integrimit evropian, me theks të veçantë në forcimin e bashkëpunimit ndërmjet nivelit qendror dhe atij lokal.
Në përfundim, u vlerësua se përmbushja e obligimeve nga Agjenda Evropiane kërkon angazhim të vazhdueshëm dhe planifikim të përbashkët, duke kontribuar në përparimin e komunave drejt integrimit evropian.
