Pjesëmarrje në Takim “Hapja e mundësive të reja: Iniciativa lokale për përfshirje ekonomike”

Me datë 20.05.2026 përfaqësues nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) morën pjesë në panelin  për diskutim në kuadër të Javës së Gruas 2026 në Suharekë, organizuar nga  Instituti Kombëtar Demokratik (NDI) në Kosovë. 

Në takim morën pjese përfaqësues nga Komunat e rajonit të Prizrenit, këshilltar komunal, Agjencia për barazi Gjinore/Zyra e Kryeministrit dhe shoqëria civile.

Në takim u diskutua mënyrat se si komunat mund të krijojnë kushte më të favorshme për punësimin e grave përmes zgjerimit të aktiviteteve informuese në komunitet, bashkëpunimit me sektorin privat dhe krijimit të partneriteteve me punëdhënësit për të promovuar praktika më gjithëpërfshirëse dhe miqësore ndaj grave në vendin e punës.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors