Vizita në Komunën e Pejës

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) ka vijuar ciklin e vizitave në komuna, me synim forcimin e bashkëpunimit dhe mbështetjen e institucioneve lokale në përmbushjen e standardeve evropiane. Vizita e radhës u realizua në Komunën e Pejës.

Në këtë takim, ekipi i MAPL-së, i përbërë nga Drejtori dhe udhëheqësja e Divizionit për Integrime Evropiane dhe Drejtoresha e Departamentit për Planifikim dhe Zhvillim Ekonomik Lokal u mirëpritën nga kryetari i komunës se Pejës z. Gazmend Muhaxheri, zyrtarja për diasporë si dhe koordinatori për përformancë.

Gjatë takimit u diskutuan sfidat dhe rekomandimet e Raportit vjetor të Agjendës Evropiane.

Ky proces synon të nxisë bashkëpunimin ndër komunal dhe të avancojë integrimin evropian përmes adresimit të sfidave dhe zbatimit të rekomandimeve konkrete.

MAPL do të vazhdojë me vizita të tjera, duke ofruar mbështetje institucionale dhe duke thelluar bashkëpunimin për përmbushjen e obligimeve të Agjendës Evropiane.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors