Takim për prezantimin e Raportit Vjetor të Transparencës Komunale 2025

MAPL, me mbështetjen e OSBE-së, organizoi prezantimin e Raportit Vjetor mbi Vlerësimin e Transparencës Komunale për vitin 2025, i cili paraqet rezultatet e monitorimit të ueb-faqeve zyrtare të komunave gjatë periudhës janar–dhjetor 2025.

Gjatë takimit u diskutuan të arriturat, sfidat dhe rekomandimet për avancimin e mëtejmë të transparencës në nivel lokal, me fokus në rritjen e llogaridhënies institucionale dhe përmirësimin e qasjes së qytetarëve në informata publike.

MAPL vazhdon angazhimin për promovimin e standardeve të hapjes institucionale dhe forcimin e kulturës së qeverisjes transparente në nivel lokal.

Takimi shërbeu si platformë institucionale për diskutim mbi avancimin e transparencës, forcimin e llogaridhënies dhe përmirësimin e qasjes së qytetarëve në informata publike dhe shërbime komunale.

Transparenca nuk është vetëm standard institucional, por një garanci për besimin qytetar, përgjegjësinë publike dhe qeverisjen e mirë. Ndërsa llogaridhënia mbetet themel i institucioneve demokratike dhe mekanizëm kyç për rritjen e integritetit dhe efikasitetit në nivel lokal.

Përmes këtij raporti, MAPL riafirmon rolin e saj institucional në promovimin e komunave më transparente, më të hapura dhe më afër qytetarëve, duke fuqizuar kulturën e qeverisjes së përgjegjshme dhe administratës moderne lokale.

Angazhimi i përbashkët institucional për transparencë dhe llogaridhënie mbetet investim i drejtpërdrejtë në besimin qytetar dhe zhvillimin demokratik të qeverisjes lokale në Republikën e Kosovës.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors