Më 2 dhe 3 qershor 2026, në Mavrovë të Maqedonisë së Veriut, u mbajt takimi i 4-t i Komitetit të Përbashkët Monitorues të Programit IPA III për Bashkëpunim Ndërkufitar Kosovë – Maqedoni e Veriut 2021 – 2027.
Takimi mblodhi përfaqësues të strukturave menaxhuese të programit, si dhe anëtarët e Komitetit të Përbashkët Monitorues nga të dy vendet, me qëllim shqyrtimin e progresit të arritur në zbatimin e programit, planifikimin e aktiviteteve të ardhshme dhe përcaktimin e prioriteteve për fazat e ardhshme të zbatimit.
Gjatë takimit, Komiteti i Përbashkët Monitorues miratoi koncept dokumentin për Thirrjen e Dytë për Propozime në kuadër të programit, e cila pritet të shpallet në shtator të këtij viti në vlerë prej 2.04 milionë euro.





