Prishtinë, 24 qershor 2026
Sot, në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës, u miratua rialokimi i mjeteve financiare në kuadër të Programit Komunal për Zhvillimin e Infrastrukturës Socio-Ekonomike dhe Bashkëpunimit Ndërkomunal, duke mundësuar financimin e katër projekteve kapitale me vlerë të përgjithshme mbi 1 milion euro.
Ky vendim paraqet vazhdimin e përkushtimit të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal për të mbështetur komunat në realizimin e projekteve që ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e kushteve të jetesës së qytetarëve dhe zhvillimin e qëndrueshëm lokal.
Projektet që do të financohen janë:
Rikonstruimi i urës në Sitinicë – Komuna e Mitrovicës së Jugut (400,000 €);
Rregullimi i kanalizimit dhe asfaltimi në rrugët “Enver Gashi” dhe “Sami Frashëri”, si dhe në fshatrat përreth – Komuna e Shtimes (300,000 €);
Revitalizimi i zonave publike dhe infrastrukturës së rekreacionit malor – Komuna e Pejës (300,000 €);
Ndërtimi i sallës së edukatës sportive në shkollën “Musli Dumoshi” në Dumosh – Komuna e Podujevës (80,000 €).
Përmes këtij programi, MAPL vazhdon të promovojë zhvillimin e balancuar lokal, forcimin e bashkëpunimit ndërkomunal dhe investimet që krijojnë mundësi më të mira për komunitetet në të gjitha komunat e vendit




