Në Mal të Zi u mbajt takimi i tretë i Komitetit të Përbashkët Monitorues të Programit për Bashkëpunim Ndërkufitar Mali i Zi – Kosovë (2021-2027), financuar nga fondet IPA III të BE-së.
Gjatë takimit u miratua lista e projekteve që do të financohen në kuadër të Thirrjes së Parë për Projekt-Propozime, me një vlerë të përgjithshme prej rreth 5.4 milionë euro.
Projektet e përzgjedhura do të fillojnë zbatimin pas përfundimit të procesit të kontraktimit dhe do të fokusohen në rritjen e punësimit ndërkufitar të të rinjve dhe grupeve të cenueshme, si dhe në zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm në rajonin ndërkufitar Mali i Zi – Kosovë.
Përmes këtyre investimeve synohet forcimi i bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, nxitja e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik dhe social, si dhe krijimi i mundësive të reja për qytetarët dhe komunitetet në të dy anët e kufirit.


