Punëtoria treditore e Grupit Punues për Rishikimin e Treguesve të Sistemit të Menaxhimit të Performancës Komunale

Nga 9 deri më 11 korrik, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, në bashkëpunim me projektin DEMOS, bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian, Zvicra, dhe Suedia organizoi punëtorinë treditore të Grupit Punues për Rishikimin e Treguesve të Sistemit të Menaxhimit të Performancës Komunale.

Gjatë tre ditëve të punës, anëtarët e Grupit Punues shqyrtuan dhe diskutuan gjetjet dhe rekomandimet për të gjithë treguesit e SMPK-së, me synim rishikimin dhe përmirësimin e mëtejshëm të sistemit. Diskutimet u fokusuan në formulimin e rekomandimeve që do të kontribuojnë në zhvillimin e një sistemi më efikas, më funksional dhe më të përshtatur me nevojat e qeverisjes lokale.

MAPL mbetet e përkushtuar për zhvillimin e mëtejshëm të SMPK-së dhe forcimin e Grantit të Performancës Komunale (GPK) si mekanizma kyç për përmirësimin e performancës së komunave. Përmes vazhdimit të financimit të GPK-së në vitet në vijim, Ministria synon të mbështesë komunat në ofrimin e shërbimeve më cilësore, më efikase dhe më të përgjegjshme.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors