Prishtinë, 21 korrik 2026
Punëtoria njëditore me koordinatorët e performancës komunale po mbahet me qëllim të analizës dhe shqyrtimit të secilës fushë dhe secilit tregues që është propozuar gjate punës katër mujore të grupit punues me akterë të niveleve të ndryshme, përfshirë ministritë, komunat dhe institucionet relevante.
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, do të vazhdoj edhe më tej bashkëpunimin edhe në fazën e zhvillimit të treguesve e cila do të vazhdoj duke i konsultuar të gjithë akterët relevant të këtij procesi me rëndësi të veçantë për komunat dhe qytetarët.

