Prishtinë, 24 korrik 2026
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), pas përfundimit me sukses të procesit të konsultimit publik, ka miratuar Rregulloren e Brendshme për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
Hartimi dhe miratimi i kësaj rregulloreje është obligim që rrjedh nga legjislacioni në fuqi për mbrojtjen e të dhënave personale.
Qëllimi i kësaj rregulloreje është të përcaktojë procedurat organizative dhe teknike për përpunimin e të dhënave personale të të punësuarve në MAPL.
Miratimi i kësaj rregulloreje dëshmon përkushtimin e MAPL-së për zbatimin e obligimeve ligjore, mbrojtjen e të dhënave personale, forcimin e sigurisë së informacionit, transparencën institucionale dhe respektimin e privatësisë së zyrtarëve dhe qytetarëve.
Rregulloren e plotë mund ta gjeni në ueb-faqen zyrtare të MAPL-së.