Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, në bashkëpunim me Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale të Maqedonisë së Veriut, organizoi trajnimin e radhës për përfituesit e projekteve të përzgjedhura në kuadër të Thirrjes së Parë për Projekt-Propozime të Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar Kosovë – Maqedoni e Veriut 2021–2027, të financuara nga Bashkimi Evropian.
Trajnimi kishte për qëllim forcimin e kapaciteteve të përfituesve për zbatimin e suksesshëm të projekteve, duke ofruar udhëzime praktike për monitorimin dhe raportimin e projekteve, përdorimin e Bazës së të Dhënave për Monitorim Online, si dhe zbatimin e kërkesave për komunikim dhe vizibilitet, në përputhje me rregullat e Bashkimit Evropian.

