MAPL DHE OSBE MBAJNË TAKIMIN E RREGULLT ME KRYESUESIT E KUVENDEVE TË KOMUNAVE

Departamenti Ligjor i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), në bashkëpunim me Misionin e OSBE-së, organizoi takimin e rregullt me kryesuesit e kuvendeve të komunave, me fokus në procesin e vlerësimit të ligjshmërisë së akteve të kuvendeve komunale.

Në takim morën pjesë përfaqësues të MAPL-së dhe OSBE-së, kryesues të kuvendeve të komunave, zyrtarë komunalë, si dhe përfaqësues të ministrive të linjës.

Gjatë takimit u prezantua dhe u diskutua raporti për vlerësimin e ligjshmërisë së akteve të kuvendeve të komunave, ndërsa vëmendje e veçantë iu kushtua sfidave të evidentuara në praktikë gjatë këtij procesi. Pjesëmarrësve iu ofruan gjithashtu sqarime lidhur me interpretimin dhe zbatimin e drejtë të kornizës ligjore në fuqi.

Takimi shërbeu edhe si platformë për shkëmbimin e përvojave dhe praktikave ndërmjet institucioneve qendrore dhe nivelit lokal, me synim avancimin e cilësisë së akteve komunale dhe sigurimin e përputhshmërisë së tyre me legjislacionin në fuqi.

Në përfundim të takimit u ritheksua rëndësia e bashkëpunimit dhe koordinimit të vazhdueshëm ndërmjet MAPL-së dhe komunave, me qëllim të sigurimit të zbatimit të drejtë dhe të njëtrajtshëm të legjislacionit, forcimit të ligjshmërisë dhe rritjes së cilësisë së vendimmarrjes në nivel lokal.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors