Prishtinë, 07 gusht 2026
Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka pritur sot në takim shefen në detyrë të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Eva Palatova.
Gjatë takimit u diskutua për rëndësinë e mbrojtjes së kompetencave të komunave, në përputhje me kuadrin ligjor dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës, si dhe për nevojën e vazhdimit të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve qendrore dhe atyre lokale.
Ministri Krasniqi dhe znj. Palatova theksuan rëndësinë e dialogut konstruktiv, komunikimit të hapur dhe koordinimit institucional si parakushte për ruajtjen e besimit të qytetarëve, fuqizimin e qeverisjes lokale dhe avancimin e demokracisë në nivel komunal.



