Prishtinë, 7 shtator 2026
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka vazhduar procesin e rishikimit dhe përditësimit të treguesve të Sistemit për Menaxhimin e Performancës Komunale (SMPK), me qëllim avancimin e mëtejshëm të këtij sistemi dhe përmirësimin e matjes së performancës së komunave.
Më 7 shtator 2026 janë zhvilluar takime tematike me përfaqësues dhe ekspertë komunalë nga fusha të ndryshme, të organizuara në dy sesione.
Sesioni i paradites;
Janë diskutuar treguesit e Fushës 16 – Zhvillimi Ekonomik Lokal, si dhe disa tregues të Fushës 3 – Buxheti dhe Financat. Në këtë sesion kanë marrë pjesë përfaqësues nga komunat: Lipjan, Deçan, Dragash, Ferizaj, Fushë Kosovë dhe Leposaviq.
Sesioni i pasdites;
Janë diskutuar treguesit e Fushës 12 – Mbrojtja e Mjedisit.
Në këtë sesion kanë marrë pjesë përfaqësues nga komunat: Rahovec, Gjakovë, Gjilan, Gllogoc, Hani i Elezit dhe Graçanicë. Gjatë takimeve janë shqyrtuar draft-treguesit e fushave përkatëse, duke u fokusuar në përmbajtjen, formulimin, mënyrën e matjes dhe zbatueshmërinë e tyre.
Kontributi i përfaqësuesve dhe ekspertëve komunalë përmes komenteve dhe propozimeve do të shërbejë për përmirësimin e mëtejshëm të treguesve, para finalizimit të tyre.
Ky proces i mbështetur edhe nga Helvetas DEMOS synon të forcojë transparencën, llogaridhënien dhe matjen e performancës së komunave, duke kontribuar në përmirësimin e vazhdueshëm të shërbimeve lokale për qytetarët.