Zëvendësministri Batusha, së bashku me z. Hubert Perr, Shef i Bashkëpunimit në Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë, vizituan Stone Castle Vineyards & Winery

Në kuadër të HardhFest 2026, Zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Agon Batusha, së bashku me z. Hubert Perr, Shef i Bashkëpunimit në Zyrën e Bashkimit Evropian në Kosovë, vizituan Stone Castle Vineyards & Winery, në kuadër të një projekti të mbështetur nga Bashkimi Evropian përmes programit CBC Kosovë – Maqedoni e Veriut.

Gjatë vizitës u diskutua për potencialin e Rahovecit në zhvillimin e verarisë, turizmit të verës dhe ekonominë lokale, si dhe për rëndësinë e projekteve të mbështetura nga Bashkimi Evropian në zhvillimin e qëndrueshëm, rritjen e konkurrueshmërisë dhe zhvillimin rural.

Për Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, këto instrumente evropiane janë një mundësi për të lidhur më drejtpërdrejt bashkëpunimin ndërkufitar me zhvillimin ekonomik lokal, mbështetjen e bizneseve dhe krijimin e mundësive të reja për qytetarët dhe komunitetet.

Projekte të tilla dëshmojnë se bashkëpunimi ndërkufitar nuk është vetëm bashkëpunim mes vendeve, por edhe investim konkret në ekonomitë lokale, komunat dhe zhvillimin e qëndrueshëm të Kosovës.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors