Në kuadër të procesit për hartimin e Strategjisë për Vetëqeverisje Lokale (SVQL) 2027–2031, u zhvillua takim pune ndërmjet përfaqësuesit të nëngrupit tematik për digjitalizim, inovacion dhe modernizim të administratës lokale, z. Flurim Arifi, dhe ekspertes së angazhuar nga Këshilli i Evropës, znj. Veronica Cretu.
Gjatë takimit u diskutua për zhvillimin e mëtejmë të Objektivit Strategjik 4, me fokus në transformimin digjital të komunave, avancimin e shërbimeve elektronike, konceptin e qyteteve inteligjente (Smart Cities), inovacionin dhe modernizimin e administratës lokale.
Diskutimi u përqendrua gjithashtu në përcaktimin dhe harmonizimin e objektivave, treguesve dhe masave të propozuara, në mënyrë që dokumenti strategjik të reflektojë nevojat reale të komunave dhe zhvillimet bashkëkohore në fushën e qeverisjes digjitale.
Procesi i hartimit të SVQL 2027–2031 po zhvillohet përmes bashkëpunimit ndërinstitucional dhe konsultimit me ekspertë e partnerë, me synim krijimin e një kornize strategjike të zbatueshme dhe të orientuar drejt përmirësimit të cilësisë dhe qasshmërisë së shërbimeve publike lokale.