Ka filluar zbatimi i projektit “S.T.E.P. in Community Museums”, i cili implementohet nga CHwB Kosova, në partneritet me Komunën e Ulqinit dhe Komunën e Junikut.
Projekti financohet në kuadër të Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar IPA III Mal i Zi – Kosovë 2021–2027 dhe është një nga 12 projektet që po fillojnë zbatimin në kuadër të thirrjes së parë, me një vlerë të përgjithshme prej 5.4 milionë eurosh.
Përmes këtyre projekteve, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal synon fuqizimin dhe bashkëpunimin ndërkufitar, promovimin e trashëgimisë kulturore, zhvillimin e turizmit, nxitjën e punësimit dhe krijimin e mundësive të reja për komunitetet lokale







