Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), me mbështetjen e OSBE-së, ka mbajtur takimin e radhës së Grupit Punues për hartimin e projektakteve nënligjore te ministrisë, me qëllim përmirësimin dhe avancimin e kuadrit ligjor në funksion të avancimit të qeverisjes lokale.

Në këtë takim kanë marrë pjesë z. Agon Batusha, Zëvendësministër i MAPL-së, dhe z. Jeton Qela, Sekretar i Përgjithshëm i MAPL-së.

Në kuadër të këtij procesi po shqyrtohen:

– Rregullorja për Procedurën e Hartimit dhe Publikimit të Akteve të Komunave;

– Udhëzimi Administrativ për Mbajtjen e Mbledhjeve të Kuvendit të Komunës;

– Udhëzimi Administrativ për Procedurën e Themelimit, Organizimin dhe Kompetencat e Komiteteve Konsultative në Komuna;

– Vlerësimi Ex-Post i Ligjit Nr. 06/L-012 për Kryeqytetin e Republikës së Kosovës, Prishtinën.

Në takimin e Grupit Punues, pjesëmarrës ishin përfaqësues të komunave, ministrive të linjës, si dhe organizatave të shoqërisë civile (OJQ), duke kontribuar përmes diskutimeve, komenteve dhe propozimeve konkrete.

Kontributi i të gjithë akterëve është i rëndësishëm për ndërtimin e një kuadri ligjor më të qartë, funksional dhe në përputhje me nevojat e komunave dhe qytetarëve, si dhe për forcimin e qeverisjes lokale.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors