Më 28 dhe 29 shtator, në Gjilan, u zhvillua punëtoria dyditore me koordinatorët e komunave për Sistemin e Menaxhimit të Performancës Komunale (SMPK), e organizuar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal.
Prishtinë, 29 shtator 2026
Gjatë punëtorisë u prezantua dhe u diskutua drafti i dytë i treguesve të SMPK-së, duke u shqyrtuar komentet, vërejtjet dhe propozimet e koordinatorëve komunalë për qartësinë, matshmërinë, burimet e të dhënave dhe zbatueshmërinë e treguesve në nivel komunal.
Vëmendje e veçantë iu kushtua edhe platformës së SMPK-së dhe platformës së Grantit të Performancës Komunale, me fokus në funksionalitetin, lehtësimin e raportimit dhe krijimin e një qasjeje sa më praktike për komunat.
Një nga kërkesat e rëndësishme të koordinatorëve ishte që platforma e SMPK-së të jetë e hapur në mënyrë të vazhdueshme, duke u mundësuar komunave raportimin dhe përditësimin e të dhënave dhe dokumenteve sipas nevojës.
Diskutimet e zhvilluara ndërmjet MAPL-së, ekspertit dhe koordinatorëve komunalë kontribuuan në harmonizimin e mëtejshëm të treguesve dhe në përcaktimin e hapave për finalizimin e tyre.
Ky proces po zhvillohet me synimin që Sistemi për Menaxhimin e Performancës të jetë sa më funksional, i matshëm dhe praktike për komunat, duke forcuar më tej menaxhimin dhe vlerësimin e performancës komunale.
Bashkëpunimi me komunat do të vazhdojë edhe në hapat e ardhshëm, deri në finalizimin dhe përmirësimin e mëtejshëm të sistemit.



