Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) merr pjesë në “Forumin Ekonomik të Anamoravës 2026″

Gjilan 08.10.2026

Drejtoresha e Departamentit për Planifikim dhe Zhvillim Ekonomik Lokal, znj. Fetije Begolli ka marrë pjesë në “Forumin Ekonomik të Anamoravës 2026”, të organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës dhe Universiteti Publik “Kadri Zeka”.

Në këtë forum morën pjesë përfaqësues të institucioneve të Republikës së Kosovës, komunave të anamoravës, biznesit, diasporës dhe organizatave ndërkombëtare.

Në këtë forum u prezantuar Politikat dhe Prioritetet Zhvillimore të MAPL-së në Fushën e Zhvillimit Ekonomik Lokal dhe si dhe mbështetjen e vazhdueshme që MAPL ofron për avancimin e vetëqeverisjes lokale dhe fuqizimin e rolit të komunave në zhvillimin ekonomik përmes Udhëzuesit për Hartimin e Strategjive për Zhvillim Ekonomik Lokal, Modelin e Strategjisë për Zhvillim Ekonomik Lokal,  Programit Nacional për Zhvillim Ekonomik Lokal 2030 (PNZHEL) dhe Modelin e Profilit Ekonomik të Komunave, i cili shërben si instrument praktik për promovimin e potencialeve ekonomike lokale para investitorëve vendorë dhe ndërkombëtarë.

Gjithashtu pjesëmarrësit u njoftuar për procesin e hartimit të Strategjisë së re për Vetëqeverisje Lokale e cila është strukturuar në katër objektiva strategjike: Avancimi i kornizës ligjore për vetëqeverisje lokale; Zhvillimi ekonomik lokal; Qeverisja e mirë dhe demokracia lokale dhe Digjitalizimi, inovacioni dhe modernizimi i administratës lokale.

Zhvillimi ekonomik lokal përmes kësaj Strategjie do mbështetet promovimin e ekonomive lokale konkurruese, rritjes së punësimit gjithëpërfshirës, zhvillimit të aftësive profesionale, përmirësimit të infrastrukturës lokale dhe koordinimit më të mirë të investimeve ndërmjet nivelit qendror dhe atij lokal.

Forumi u përmbyll me takime B2B ndërmjet bizneseve, diasporës, institucioneve dhe komunave, me qëllimin e  krijimit te partneriteteve dhe mundësive të reja për punë dhe investime.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors