MAPL vazhdon konsultimet për hartimin e Strategjisë së Vetëqeverisjes Lokale 2027–2031

Zëvendësministri Agon Batusha, mori pjesë në diskutimin e rradhës me përfaqësuesit e komunave dhe OSBE-në, në kuadër të procesit të hartimit të Strategjisë së Vetëqeverisjes Lokale 2027–2031.

Diskutimet u përqendruan në forcimin e demokracisë lokale, rritjen e transparencës dhe llogaridhënies, promovimin e gjithëpërfshirjes dhe përmirësimin e performancës së komunave.

Gjatë takimit u theksua rëndësia që strategjia të mbështetet në nevojat reale të komunave, duke përcaktuar masa konkrete, përgjegjësi të qarta dhe mekanizma për zbatimin e objektivave të saj.

Vëmendje e veçantë iu kushtua forcimit të kapaciteteve institucionale dhe profesionale të komunave, si dhe krijimit të mundësive që qytetarët të përfshihen në mënyrë aktive në proceset vendimmarrëse.

Hartimi i Strategjisë së Vetëqeverisjes Lokale 2027–2031 përbën një proces të rëndësishëm për avancimin e qeverisjes lokale.

Bashkëpunimi i vazhdueshëm ndërmjet nivelit qendror, komunave dhe partnerëve do të jetë thelbësor për hartimin e politikave që u përgjigjen nevojave të qytetarëve dhe kontribuojnë në përmirësimin e shërbimeve publike.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors