Në kuadër të bashkëpunimit me Komitetin Evropian të Rajoneve, ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, mori pjesë në diskutimin për rolin e komunave të Kosovës në procesin e integrimit evropian.
Ministri Krasniqi theksoi rëndësinë e komunave në zbatimin e reformave evropiane dhe përmirësimin e shërbimeve për qytetarët, duke veçuar angazhimin për forcimin e kapaciteteve komunale, digjitalizimin e shërbimeve dhe shfrytëzimin e mundësive që ofrojnë fondet e Bashkimit Evropian.
Ai gjithashtu nënvizoi rëndësinë e mbështetjes së partnerëve evropianë për pjesëmarrjen e Kosovës në programet transnacionale të BE-së, me qëllim të krijimit të mundësive të reja për zhvillim dhe bashkëpunim për komunat e Kosovës.








