MAPL ORGANIZON PUNËTORI PËR RISHIKIMIN E TREGUESVE TË SMPK-SË

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), në bashkëpunim me projektin DEMOS, më 23–24 tetor 2026, mbajti një punëtori dyditore për rishikimin dhe përditësimin e treguesve të Sistemit të Menaxhimit të Performancës Komunale (SMPK).

Gjatë punëtorisë, anëtarët e Grupit Punues shqyrtuan draftin e tretë të treguesve, diskutuan komentet dhe rekomandimet e pranuara nga komunat dhe institucionet e nivelit qendror, si dhe propozuan përmirësime në formulimin dhe kërkesat për të dhëna të treguesve.

Në përmbyllje të punëtorisë, drejtori i Departamentit për Monitorim dhe Performancë Lokale, z. Drin Haraqa, vlerësoi angazhimin dhe kontributin e anëtarëve të Grupit Punues, duke theksuar rëndësinë e vazhdimit të procesit për përmirësimin dhe finalizimin e treguesve të SMPK-së.

Procesi do të vazhdojë me trajtimin e çështjeve të mbetura, me synim përgatitjen e dokumentit përfundimtar për shqyrtim dhe miratim.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors