MAPL, në bashkëpunim me projektin DEMOS, ka mbajtur punëtori njëditore me koordinatorët komunal për performancë

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, në bashkëpunim me projektin DEMOS, ka mbajtur punëtori njëditore me koordinatorët komunal për performancë, Puntoria kishte për temë rishikimin dhe përditësimin e treguesve të Sistemit të Menaxhimit të Performancës Komunale (SMPK).

Punëtoria kishte për qëllim shqyrtimin e fundit  të draftit përfundimtarë të treguesve të SMPK-së, diskutimin e komenteve dhe sugjerimeve të koordinatorëve, duke i bërë harmonizimet  e propozimeve për përmirësimin e mëtejshëm të treguesve, duke i shqyrtuar të gjitha propozimet, komentet dhe rekomandimet e  dhëna nga institucionet relevante.

Gjatë punëtorisë, koordinatorët komunal për performancë shqyrtuan treguesit e SMPK-së, diskutuan gjetjet dhe rekomandimet e identifikuara gjatë procesit të rishikimit dhe trajtuan mundësitë për përmirësimin e tyre.

Diskutimet u përqendruan në 3 tregues të propozuar nga institucionet tjera për të cilat propozime kishte pajtueshmëri të plotë me koordinatorët komual për performancë. Në punëtori u bë validimi i propozimeve, duke u saktësuar formulimet e treguesve dhe shqyrtimin e kërkesave për të dhëna, me qëllim të rritjes së qartësisë dhe zbatueshmërisë së tyre në praktikë.

Kjo ishte punëtoria e fundit në procesin e rishikimi të përgjithshëm të SMPK-së. Me këtë rast edhe u bë finale lista e treguesve të rishikuar të cilët do të jenë pjesë e Sistemit për Menaxhimin e Performancës Komunale.

Në përmbyllje të punëtorisë, përfaqësuesi nga Departamenti për Monitorim dhe Performancë Lokale, përkatësisht z. Haxhi Krasniqi, mbajti fjalë përmbyllëse, duke me vlerësuar angazhimin dhe kontributin e të gjitha komunave dhe të gjithë akterëve tjerë që morën pjesë në procesin e rishikimit të përgjithshëm të SMPK-së.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors