Ministri Krasniqi, po merr pjesë në Konferencën e Dialogut të Schleswig-Holstein-it me Ballkanin Perëndimor, me fokus në forcimin e kohezionit social dhe mbrojtjen e pakicave

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, po merr pjesë në Konferencën e Dialogut të Schleswig-Holstein-it me Ballkanin Perëndimor, me fokus në forcimin e kohezionit social dhe mbrojtjen e pakicave.

Në këtë konferencë po marrim pjesë edhe z. Dirk Schrödter, shef i Kancelarisë Shtetërore dhe ministër për Digjitalizim i Schleswig-Holstein-it; z. Bekim Sali, ministër për Çështje Evropiane i Republikës së Maqedonisë së Veriut; z. Agon Ferati, ministër për Marrëdhënie Ndërmjet Komuniteteve i Republikës së Maqedonisë së Veriut; z. Nenad Rašić, ministër për Komunitete dhe Kthim i Republikës së Kosovës, si dhe z. Mizbah Mustafa, Konsull i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës në Hamburg.

Gjatë ditës së sotme, ministri Krasniqi do të jetë gjithashtu pjesë e panelit të diskutimit me temën “Strukturat gjithëpërfshirëse të qeverisjes”, ku do të ndahen përvojat dhe perspektivat mbi rëndësinë e përfaqësimit, gjithëpërfshirjes dhe ndërtimit të institucioneve që garantojnë mundësi të barabarta për të gjithë.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors