Përfaqësuesit nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal morën pjesë në Konferencën për Bashkëpunimin Institucional Ndërmjet Niveleve të Qeverisjes të organizuar nga OSBE
Konferenca kishte për synim të forcojë bashkëpunimin dhe komunikimin ndërmjet institucioneve të nivelit qendror dhe lokal, të rrisë kapacitetet komunale për hartimin, shqyrtimin dhe zbatimin e akteve ligjore, si dhe për buxhetimin komunal.
Bashkëpunimi ndërinstitucional dhe monitorimi i seancave të Kuvendeve Komunale nga MAPL-ja. Gjithashtu, vëmendje e veçantë iu kushtua lehtësimit të shkëmbimit të përvojave e praktikave të mira, si dhe ngritjes së kapaciteteve dhe identifikimit të nevojave për trajnime të zyrtarëve komunalë.
Përmes diskutimeve sesioneve praktike dhe shkëmbimeve të pervojave ,konferenca synonte të nxitë marrëdhënie konstruktive institucionale dhe të krijojë kanale për një bashkëpunim të vazhdueshëm e të qëndrueshëm.


