Zëvendësministri i MAPL-së, Agon Batusha, në takim me drejtoresha e Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë (FKEE), znj. Njomza Hoxha

Zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Agon Batusha, u prit në takim nga drejtoresha e Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë (FKEE), znj. Njomza Hoxha, ku diskutuan mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve dhe format e mbështetjes së komunave në këtë fushë.

Gjatë takimit u shqyrtuan mundësitë për përfshirjen e komunave në programet investuese të FKEE-së, me fokus në masat e efiçiencës së energjisë, renovimin e objekteve publike dhe uljen e kostove të energjisë.

Diskutimi ndihmoi në identifikimin e fushave me interes të përbashkët dhe të mundësive për koordinim të mëtejshëm, me synimin që komunat të përfitojnë nga programet mbështetëse dhe investimet në efiçiencën e energjisë.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors