Zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Agon Batusha, mori pjesë në MozaikFest, festivalin kulturor gjithëpërfshirës që promovon diversitetin, traditat dhe bashkëjetesën ndërmjet komuniteteve.
Përtej rëndësisë së tij kulturore, ky festival përbën një hapësirë të rëndësishme për nxit afrimin e njerëzve dhe krijimin e mundësive të reja për bashkëpunim ndërmjet shoqërive.
Në kuadër të festivalit, Zëvendësministri Batusha zhvilloi biseda me përfaqësuesit e komunave nga Turqia për mundësitë e bashkëpunimit me komunat e Kosovës, shkëmbimin e përvojave, ideve dhe praktikave të mira në qeverisjen lokale.
Kryetarët shprehën vullnetin dhe gatishmërinë e tyre për të ndërtuar marrëdhënie bashkëpunimi me komunat e Kosovës, përmes iniciativave dhe projekteve të përbashkëta që sjellin përfitime konkrete për qytetarët.
Ky festival dëshmon se kultura luan një rol të rëndësishëm në afrimin e shoqërive, ndërsa respekti për dallimet, dialogu dhe bashkëpunimi janë baza për marrëdhënie të qëndrueshme dhe miqësi afatgjata.

