Ministri Elbert Krasniqi është takuar sot me znj. Marian Benbow, drejtoreshën e re të Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin (IOM).
Temë e diskutimit kanë qenë projektet dhe puna që kjo organizatë ka realizuar ndër vite, si dhe për kontributin e saj në fuqizimin e qeverisjes lokale, mbështetjen e institucioneve dhe zhvillimin e komuniteteve.
Ministri Krasniqi edhe znj. Benbow u dakorduan që bashkëpunimi ndërmjet institucioneve dhe IOM-it të vazhdojë dhe të thellohet edhe më tej, duke identifikuar mundësi të reja për projekte dhe iniciativa të përbashkëta në interes të qytetarëve.

