Publikohet njoftimi për projektet e përzgjedhura në kuadër të Thirrjes së Parë të Programit të BNK-së Mali i Zi – Kosovë (IPA III 2021 – 2027)

Është publikuar njoftimi zyrtar për dhënien e granteve në kuadër të Thirrjes së Parë për Propozime të Programit IPA III për Bashkëpunim Ndërkufitar Mali i Zi – Kosovë (EuropeAid/182608/ID/ACT/Multi), i cili zbatohet nga Ministria e Çështjeve Evropiane e Malit të Zi, në cilësi të partnerit udhëheqës dhe Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian.

Në kuadër të kësaj thirrjeje janë kontraktuar 12 projekte ndërkufitare, me një kontribut të përgjithshëm të Bashkimit Evropian prej rreth 5.4 milionë eurosh. Projektet synojnë rritjen e mundësive të punësimit për të rinjtë dhe grupet e cenueshme, si dhe zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm dhe valorizimin e trashëgimisë kulturore e natyrore në zonën ndërkufitare.

Lidhur mme këtë më 20 nëntor 2026, në Podgoricë, do të organizohet ceremonia e ndarjes së granteve, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të institucioneve përgjegjëse për zbatimin e programit, Bashkimit Evropian dhe përfituesve të projekteve.

Këto projekte përfaqësojnë një kontribut të rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimit ndërkufitar ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, zhvillimin ekonomik lokal dhe krijimin e mundësive të reja për komunitetet në të dy anët e kufirit.

Njoftimi zyrtar dhe lista e projekteve të përzgjedhura mund të gjenden në linkun e mëposhtëm:

https://ec.europa.eu/info/funding-tenders/opportunities/portal/screen/opportunities/prospect-details/182608PROSPECTSEN
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors