Ministri i MAPL-së, Elbert Krasniqi, bashkë me kryeministrin Albin Kurti dhe kryetarin e Komunës së Mitrovicës, Faton Peci, shënuan fillimin e punimeve për rekonstruimin e urës mbi lumin Sitnica.
Ky projekt, me vlerë totale prej 700 mijë eurosh, është rezultat i bashkëpunimit ndërmjet institucioneve, ku 400 mijë euro janë investim i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, ndërsa 300 mijë euro të Komunës së Mitrovicës.
MAPL do të vazhdojë të forcojë bashkëpunimin ndërmjet nivelit qendror dhe atij lokal, duke mbështetur investime që adresojnë nevojat e qytetarëve dhe i shërbejnë zhvillimit të qëndrueshëm të komunave.






