6.6 MILIONË EURO PËR ZHVILLIMIN E ZONAVE NDËRKUFITARE KOSOVË–MALI I ZI

6.6 MILIONË EURO PËR ZHVILLIMIN E ZONAVE NDËRKUFITARE KOSOVË–MALI I ZI

Në Podgoricë u mbajt Ceremonia e Ndarjes së Granteve në kuadër të thirrjes së parë të Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar Mali i Zi–Kosovë 2021–2027.

Në kuadër të kësaj thirrjeje janë kontraktuar 12 projekte, me një vlerë të përgjithshme prej rreth 6.6 milionë euro, të cilat do të zbatohen në zonën ndërkufitare të Kosovës dhe Malit të Zi.

Projektet synojnë të kontribuojnë në:

🔹 rritjen e mundësive për punësim;

🔹 fuqizimin e përfshirjes sociale;

🔹 zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm;

🔹 forcimin e bashkëpunimit ndërmjet komuniteteve dhe institucioneve lokale.

Në ceremoninë e ndarjes së granteve morën pjesë përfaqësues të institucioneve të Kosovës dhe Malit të Zi, delegacionit të Bashkimit Evropian, si dhe përfituesit e projekteve.

Sekretari i Përgjithshëm i MAPL-së, z. Jeton Qela, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërkufitar për zhvillimin ekonomik dhe social të zonave përfituese, si dhe rolin e komunave, organizatave të shoqërisë civile dhe institucioneve lokale në realizimin e projekteve me ndikim të drejtpërdrejtë për qytetarët.

Me fillimin e zbatimit të këtyre 12 projekteve, hapet një kapitull i ri i bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, me synim krijimin e mundësive të reja dhe zhvillimin e qëndrueshëm të komuniteteve në të dyja anët e kufirit.

6.6 MILIONË EURO PËR ZHVILLIMIN E ZONAVE NDËRKUFITARE KOSOVË–MALI I ZI
6.6 MILIONË EURO PËR ZHVILLIMIN E ZONAVE NDËRKUFITARE KOSOVË–MALI I ZI
6.6 MILIONË EURO PËR ZHVILLIMIN E ZONAVE NDËRKUFITARE KOSOVË–MALI I ZI
6.6 MILIONË EURO PËR ZHVILLIMIN E ZONAVE NDËRKUFITARE KOSOVË–MALI I ZI

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors