U diskutua për projektet e realizuara në Obiliq dhe ato në pritje të fillimit, si dhe për çështjet që lidhen me komunitetet joshumicë.
Zëvendësministri Maksuti shprehu gatishmërinë e MAPL-së për të mbështetur Komunën e Obiliqit në realizimin e projekteve dhe iniciativave në të mirë të qytetarëve.
U vlerësua gjithashtu rëndësia e bashkëpunimit ndërmjet nivelit qendror dhe lokal për adresimin e nevojave të qytetarëve dhe zhvillimin e komunës.



