Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Zv/kryeministri Petroviq u takua me Zv/kryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Shqipërisë Edmond Haxhinasto

Zëvendës kryeministri dhe Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal Sllobodan Petroviq priti sot një delegacion… Zëvendës kryeministri dhe Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal Sllobodan Petroviq priti sot një delegacion të lartë të Republikës së Shqipërisë në krye me  Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Shqipërisë  Edmond Haxhinasto.

Gjatë takimit të dy zyrtarëve aksenti ka qenë në  bashkëpunimin e gjatë të dy vendeve mike sidomos  në sferën  e integrimeve euro atlantike.

Këmbimi i përvojave të Shqipërisë në  procesin e decentralizmit mund ti ndihmojë zhvillimit të drejt të proceseve në Kosovë.  Shqipëria si vend i cili që nga viti 2010, pjesë e regjimit pa viza në BE, do të jetë ndihmë e madhe e aspiratave të njëjta të Kosovës.

“Dëshira ime dhe porosia është që Shqipëria dhe Kosovë të jene pjese e Bashkimit Evropian. Ky takim miqësor na mundësoi që ne të shkëmbejëm përvojat tonë në këtë temë”, tha Zv/kryeministri Petroviq.

Zv/kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë Edmond Haxhinasto falënderoi për pritjen që i bëri z. Petroviq dhe tha:

“Është shumë e rëndësishme për Kosovën që kjo shoqëri është multietnike dhe në këtë mënyrë do të mund që Kosova në mënyrë paqësore të integrohet drejt BE-së. ”

Në fund z. Haxhinasto e ftoi Zv/kryeministrin Petroviq për një vizitë zyrtare në Shqipëri.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors