Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Zëvendëskryeministri Slobodan Petrovic merr pjesë në punëtorinë “Projekti por ndërtimin e kapaciteteve të Këshillave Komunal për siguri në Bashkësi”

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Slobodan Petrovic mori pjesë në punëtorinë e organizuar nga OSBE, “Projekti por ndërtimin e kapaciteteve të Këshillave Komunal për siguri në Bashkësi”… 12 Prill 2011, Prishtinë

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Slobodan Petrovic mori pjesë në punëtorinë e organizuar nga OSBE, “Projekti por ndërtimin e kapaciteteve të Këshillave Komunal për siguri në Bashkësi”.

Pasi përshëndeti të pranishmit, zëvendëskryeministri Petrovic, tha se Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, si edhe më parë, do të vazhdojë të punojë dhe mbështes nj projekt të tillë, sepse gjithmonë i kushton rëndësi të veçantë rolit të kwtyre organeve.

"Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, së bashku me Ministrinë e Punëve të Brendshme ka bërë shumë aktivitete të rëndësishme në themelimin e Këshillave Komunal për siguri në Bashkësi  në bashkëpunim me USAID-in, si p.sh në ngritjen e kapaciteteve, andaj edhe pjesëmarrja ime e sotme tregon se kjo qeveri ka për qëllim të ndihmojë në mënyrë që të kemi nj siguri më të madhe për të gjithë qytetarët e Kosovës”, tha zëvendëskryeministri Petrovic.

Në këtë takim morën pjesë edhe kryetarë të komunave, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, komandantë të stacioneve policore dhe përfaqësues nga shoqëritë civile.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors