Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Zëvendëskryeministri Petrovic vizitoi komunën e Shtimes

Gjatë vizitës së tij në komunën e Shtimes, Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh ministër i Pushtetit Lokal, Slobodan Petroviq është takuar me kryetarin e Komunës, z. Naim Ismajli. 22 mars  2011, Prishtinë

Gjatë vizitës së tij në komunën e Shtimes, Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh ministër i Pushtetit Lokal, Slobodan Petroviq është takuar me kryetarin e Komunës, z. Naim Ismajli.

Me këtë rast Zëvendëskryeministri Petroviq tha se komuna e Shtimes ka potencial të zhvillimit ekonomik dhe për këtë ai do të jetë përfaqësues i komunave, ndërsa shtoi se ka mbështetje të plotë nga Qeveria e Republikës së Kosovës dhe mekanizmave ndërkombëtarë që veprojnë në Kosovë.

"Prioritet të punës sime do ta kem mbështetjen për komunat në të gjitha fushat me qëllim të përmirësimit të kushteve dhe jetës së qytetarëve dhe përveç bashkëpunimit unë do të jem një mik i mirë i juaji” tha Zëvendëskryeministri dhe Ministër i MAPL-së z. Petrovic.

Ndërkaq, kryetari i komunës së Shtimes, Naim Ismaili, njoftoi Zv/kryeministrin Petrovic në lidhje me projektet e dorëzuara nga ana e kësaj komune e në veçanti renovimin e objektit të Administratës si dhe rregullimin e shtratit të lumit.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors