Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Mbahet Takimi i Nëngrupit Punues për Koordinimin e Donatorëve dhe Ngritjen e Kapaciteteve

Organizuar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, u mbajt takimi i radhës i nëngrupit Punues për Koordinimin e Donatorëve dhe Ngritja e Kapaciteteve, kryesuar nga z. Agron Maxhuni, drejtor i departamentit ligjor dhe bashkkryesuar nga znj. Paivi Nikander nga zyra Civile Ndërkombëtare/ICO… 25 Maj 2011

Organizuar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, u mbajt takimi i radhës i nëngrupit Punues për Koordinimin e Donatorëve dhe Ngritja e Kapaciteteve, kryesuar nga z. Agron Maxhuni, drejtor i departamentit ligjor dhe bashkkryesuar nga znj. Paivi Nikander nga zyra Civile Ndërkombëtare/ICO.

Në këtë takim u prezantua Plani aksionar i Ekipit përgatitor/EKP dhe planit të Zyrës Ndërlidhëse të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal në Mitrovicën e Veriut.

Po ashtu, në këtë  takim u prezantuan edhe projektet: “Modernizimi i shërbimeve Komunale”, prezantim të cilin e bëri z. Gebriele Becker, nga organizata GIZ, pastaj projekti LOGOS, i cili u prezantua nga z. Norbert Pijls si dhe prezantimin e projektit të ZNKE për infrastrukturë publike komunale e bëri z. Buajr Nela dhe z. Louis Berger.

Njëra ndër pikat për të cilat u diskutua në takimin për Koordinimin e Donatorëve dhe Ngritjes së Kapaciteteve, ishte edhe prezantimi i aktiviteteve dhe Planeve për të ardhmen në Kosovën Veriore, përkatësisht qasja e Donatorëve.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors