Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Zëvendëskryeministri Petrovic po qëndron për vizitë zyrtare në Kroaci

Zëvendëskryeministri Slobodan Petrovic u prit nga Zëvendëskryeministri dhe Ministrin e Punëve të Jashtme… Zëvendëskryeministri Slobodan Petrovic u prit nga Zëvendëskryeministri dhe Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Integrimeve Evropiane të Kroacisë   z.Gordan Jandrokovic

Zëvendëskryeministri Petrovic i bën ftesë zyrtare  homologut te tij për të marrë pjesë në  Konferencën Ndërkombëtare për Qeverisje lokale që do të organizohet nga MAPL

Zagreb, 06 korrik 2011

Ftesa për pjesëmarrje në Konferencën Ndërkombëtare për Qeverisje Lokale, që do ta organizojë Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal shtator të këtij viti, e karakterizoi fillimin e takimit të  sotëm të Zëvendëskryeministrit  Slobodan Petrovic me Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Integrimeve Evropiane  z.Gordan Jandrokovic.

Gjatë këtij takimi Ministri Slobodan Petrovic e njoftoi Ministrin  kroat z.  Gordan Jandrokovic  lidhur me të arriturat dhe progresin e shënuar në Kosovë në disa aspekte si decentralizmi, reforma në qeverisjen lokale si dhe  veprimet e ndërmarra nga institucionet lidhur me procesin e liberalizimit të vizave.

Ministri i  Punëve të Jashtme dhe Integrimeve Evropiane,  z.Gordan Jandrokovic tha se Kroacia do të vazhdojë ta mbështet Kosovën  drejt  avancimin të  proceseve integruese të Kosovës në strukturat euroatlantike, për procesin e liberalizmit të vizave për Kosovën.

Në kuadër të agjendës së takimeve me përfaqësues të lartë shtetëror shtetëror  të Kroacisë,  nesër Zëvendëskryeministri Petrovic do të zhvillojë një takim të veçantë me Presidentin e Republikës së Kroacisë, z.Ivo Josipovic,  dhe me Kryetarin e Komunës së Zagrebit, z.Milan Bandic.

Vizita e Ministrit Petrovic në Kroaci po realizohet në kuadër të forcimit të madhënjeve ndër-shtetërore mes Kosovës dhe Kroacisë  dhe bashkëpunimit reciprok në fushën e qeverisjes lokale.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors