Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Zëvendëskryeministri Petrovic priti në takim Raportuesen në Parlamentin Evropian për Kosovën Ulrike Lunacek

Petrovic: Dialogu mes  Prishtinës dhe Beogradit është i nevojshëm dhe një mundësi e mirë për të zgjidhur problemet e përditshme që kanë qytetarët e Kosovë

Prishtinë, 28 tetor 2011

Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherit Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Slobodan Petrovic priti në takim Raportuese në Parlamentin  Evropian për Kosovën, znj. Ulrike Lunacek.

Në takim u diskutua për situatën politike në Kosovë,  veçanërisht për ngjarjet e fundit në Veri të Mitrovicës dhe domosdoshmërinë për stabilizimin e situatës.

"Besoj se bashkë me komunitetin ndërkombëtar, do të gjendet një zgjidhje që do ti mënjanoj e veprimet që pengojnë lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe funksionimin e jetës së përditshme” tha Zëvendëskryeministri Slobodan Petrovic.

Lidhur me bisedimet Prishtinë-Beograd,  Zëvendëskryeministri Petrovic tha se dialogu mes  Prishtinës dhe Beogradit është i nevojshëm dhe një mundësi e mirë për të zgjidhur problemet e përditshme që kanë qytetarët e Kosovës.

Në takimin mes Zëvendëskryeministrit Petrovic dhe znj. Ulrike Lunacek u diskutua gjithashtu edhe për progresin që është shënuar në procesin e decentralizimit si dhe qeverisjen lokale në Kosovë.

Të dyja palët u dakorduan se situata në Veri të Kosovës duhet ti kthehet normalitetit dhe se sundimi i rendit dhe ligjit janë të domosdoshme.

 

 

 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors